Mbrojtësi Ardian Ismajli mund t’i mungoj rreth një muaj Torinos pas lëndimit të pësuar të hënën mbrëma nga Parma me rezultat 2:1.
Ai ishte zëvendësua në minutën e 77-të pas lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë. “Torino është duke i pritur rezultatet testeve, por përshtypjet janë negative dhe trajneri Marco Baroni ka frikë se do të duhet të paraqitet pa një nga mbrojtësit e tij për ndeshjet e ardhshme”, shkruan “sportmediaset” të mërkurën.
29-vjeçari mund t’i mungoj edhe Shqipërisë për dy ndeshjet e këtij muaji. Më 11 tetor, Shqipëria e luan ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ndaj serbeve luan në Leskovc, kurse pas tri ditësh në Tiranë luan miqësore kundër Jordanisë.