Muzika e Liburn Jupollit është krejt unike, emri i tij do të mund të ishte emri i zhanrit e secila dalje në publik është shpalosje e kapitullit të radhës nga laboratori i tij muzikor. Koncerti “Lightscapes” ka qenë po në këtë frymë: një udhëtim në një peizazh të përbërë nga valë tingujsh, përsëritje minimale, ndërhyrje të papritura dhe tekstura që ndryshojnë gradualisht përmes kontrollit të artistit mbi teknologjinë