Sonte në “Express” sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend. “Gërrdia” me tekst e nën regji të Astrit Kabashit, është dhënë premierë të hënën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Është një dramë që ka frakturë të fuqishme psikologjike, tension, mistere e ngarkesë. Gërditet nga zymtësia e një individi, e kaluara e tij që i helmon edhe njerëzit përreth. Është e pashmangshme që trauma të mos eksplodojë pa pritur e pa kujtuar.
Përveç tjerash do të sjellim një material nga showbizi që detajon problemet në familjen Beckham, sipas postimit të fundit të Brooklyn Beckham. Nuk mungojnë as të rejat e fundit për yje si, Sophie Tuurner, Chris Pratt dhe grupi “Green Day”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!