Sonte në “Express” sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend dhe botë. Aktorja e cila si regjisore me filmat e saj ka çuar zërin e Kosovës në festivalet më me nam, kalon në një tjetër nivel. Luana Bajrami në marsin e sivjetmë do të parakalojë në tapetin e kuq të edicionit të 98-të të çmimeve “Oscar”, pasi filmi në të cilin luan, “Deux personnes échangeant de la salive”, është nominuar në kategorinë e filmave të shkurtër.
Përveç tjerash do të sjellim një material nga nata e dytë e Festivalit Poetik të Prishtinës dhe një storje nga ekspozita e radhës në galerinë, “Lavjerr’s”, ku janë prezantuar vepra nga koleksioni i galerisë “Dada”.
Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga showbizi, me protagonistë yje si, Taylor Swift.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!