Sonte në “Express” sjellim materiale nga skena e artit dhe kulturës në vend dhe botë. Filharmonia e Kosovës në koncertin e parë për sivjet u ka dhënë përgjigje të fuqishme veprave të repertorit botëror sikurse edhe ndërthurjes me trashëgiminë muzikore shqiptare. Poema simfonike “Skënderbeu” e Fahri Beqirit ka qenë homazhi për të në 90-vjetorin e lindjes. Kapitull unik ka qenë edhe performanca e solistes franceze Iris Daveiro në flaut me “Koncertin për flaut dhe orkestër” të Jacques Ibert.
Përveç tjerash do të sjellim një material nga Festivali i filmit Sundance, atje ku filmi “Shame and Money” e shënoi premierën botërore dhe duke prerë shiritin e rrugëtimit të rrëfimit të tij. Filmi i gjatë artistik nën regji e me skenar të Visar Morinës ka ndezur ekranin e festivalit paraditen e së dielës dhe shpalos një temë të ndjeshme nga Kosova.
Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga showbizi, me protagonistë yje si Harry Syles, Amber Heard dhe Jason Statham.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!