Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me artistin, Dhjetori, i cili ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore si solo artist. Endrit Krasniqi, i njohur me emrin artistik Dhjetori, tashmë e ka publikuar këngën e titulluar “Fajsom”, të cilën e promovon sonte në “Express”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu ju sjellim storje nga skena e kulturës në vend. Veprat artistike kanë qenë historikisht mjet i fuqishëm për të dokumentuar traumat shoqërore. Në rastin e Kosovës, ndonëse ekzistojnë vepra të rëndësishme letrare e filmike që trajtojnë luftën, ato ngjajnë të pakrahasueshme me përmasat e ngjarjes. Kjo temë është shtjelluar në ditën e tretë të edicionit të dytë të konferencës shkencore ndërkombëtare me titull “Nga lufta te rimëkëmbja: Një qasje multidisiplinare ndaj traumës së luftës në Kosovë”
E nga skena e showbizit ju sjellim materiale që në fokus kanë ceremoninë shpërblyese “BAFTA” dhe filmin e ri triler “How To Make A Killing”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!