EXPRESS

E kaluara nostalgjike dhe e ardhmja e frikshme në veprat e artistëve të rinj, sonte në “Express”

Contemporary Colony

Sonte në “Express” sjellim materiale nga skena e artit pamor. Ekspozita e hapur në Qendrën e Artit në Ulpianë e që dikur ishte strehimore e hapur në vitet ’80 e ka ngjyrosur me lloj-lloj ngjyrash dhe e ka dhënë jetë me artin që premton të ardhmen e kësaj skene në vend. “Contemporary Art Colony” në edicionin e parë vjen si pasqyrë e gjeneratës së re e artistëve dhe botëkuptimeve e perspektivave të tyre.

Përveç tjerash do të sjellim një material që në qenër ka reperin Kanye West. Ai gjithmonë është shquar si artist kontrovers, por gjatë vitit 2025, sjelljet e tij në publik shkaktuan shqetësime rreth shëndetit të tij mendor. Në një letër të hapur të publikuar së fundmi, ylli i muzikës ka kërkuar falje publike për deklaratat e tij antisemitiste si dhe është shprehur se e ka humbur kontrollin mbi realitetin.

Nuk mungojnë as të rejat e fundit nga kinematografia botërore, me protagonistë yje si, Natalie Portman dhe Ryan Gosling.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!