Sonte në “Express” ju sjellim një material nga festivali i Cannes. Filmi “Dua” nën regji të Blerta Bashollit po e përmbyll suksesshëm rrugëtimin e premierës botërore në edicionin e 79-të të festivalit prestigjioz. Të mërkurën ka marrë çmim për skenar që e ndanë shoqata e autorëve dhe kompozitorëve dramaturgjik në “Semaine de la Critique”, seksionin paralel të ngjarjes së njohur, i cili mbahet tash e 65 vjet.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës në vend. Kuarteti “Reverie” është prezantuar para publikut të martën mbrëma me katër vepra. Pos kompozitorëve ndërkombëtarë, në program ka gjetur vend edhe një vepër e re vendore. Kuarteti, që përbëhet nga anëtarët e Filharmonisë së Kosovës, në këtë koncert ka ridëshmuar virtuozitetin.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Rami Malek, Nate Bargaze dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Cannes për “Duan”, histori suksesi që nis me çmim
-
Filmi “Dua” fiton çmimin “SACD” në Cannes
-
Cannes nis numërimin së prapthi, Kosova i bashkohet me “Duan” e viteve ’90
-
“Dua” i Blerta Bashollit e kthen Kosovën në Cannes, sonte në “Express”
-
Basholli: “Dua” s’është vetëm historia ime dhe kjo më frikësonte