Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes, sonte në “Express”

Bidermani dhe zjarrvënësit

Sonte në “Express” ju informojmë me ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Që në fillim thyhet rregulli. Pastaj merr flakë indiferenca ndaj së keqes. “Bidermani dhe zjarrvënësit” me tekst të Max Frishit nën regji të Agon Myftarit, i flet kohës, një bote të përçarë e në flakë, të polarizuar po se po dhe një bote tjetër që i mbyll sytë përballë asaj që mund t’i kanoset orë e çast. Në esencë drama trajton temën e konformizmit, frikës e bashkëfajësisë. Myftari synon ta përkthejë në kohën e tashme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu ju sjellim një material nga fusha e letërsisë. Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, do të marrë një rol të ri të rëndësishëm në botën e kulturës: ajo do të jetë kuratore e Festivalit të Literaturës në Londër, i cili do të mbahet në qendrën “Southbank”. Festivali do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor 2026 dhe është pjesë e festimeve për 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rast, këngëtarja do të zgjedhë shkrimtarët që i pëlqen, temat që i interesojnë dhe mënyrën si do të prezantohen, duke i dhënë festivalit stilin e saj personal.

Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet botëror si, Paul McCartney, Ryan Gosling dhe Raye.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!