UEFA të premten angazhoi hetues të Etikës dhe Disiplinës për të shqyrtuar këngën që e kënduan Alvaro Morata dhe Rodri, “Gjibraltari është i Spanjës”, gjatë festimeve pas triumfit në “Euro 2024”.
Një ditë më pas, “Mundo Deportivo”, ka raportuar të shtunën se rasti mund të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nëse UEFA i sanksionon të dy lojtarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse UEFA i suspendon lojtarët me një ose më shumë ndeshje, atëherë çështja do të shkojë në Apel dhe mund të përfundojë në CAS. Më pas do të merret vendimi përfundimtar. Në garat evropiane në nivel klubesh herë pas here publikohen mesazhe politike por ato nuk dënohen.
Një prej rasteve është mesazhi “Katalunja nuk është Spanjë”, që është shfaqur në stadiumin e Barcelonës.
UEFA ka kohë që ka ndaluar denoncimin ndaj klubit të Barcelonës, që në atë kohë e kishte dërguar rastin në CAS.