Portieri i Paris Saint-Germainit dhe i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka folur për Grupin B të “Euro 2024”, në të cilën është edhe Shqipëria.
Përveç Italisë dhe Shqipërisë, në grup janë edhe Kroacia dhe Spanja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari do të jetë kapiten i “azzurrëve” për turneun që nis më 14 qershor në Gjermani.
“Grupi është i vështirë, por do të jetë edhe i vështirë për të tjerët sepse ata e dinë se do të përballen me një Itali të fortë. Do të luajmë në secilën ndeshje si të ishte finale. Duhet të përgatitemi mirë, sepse të gjitha do të jenë ndeshje të komplikuara. Mendoj se të secili mund të jap diçka të rëndësishme”, ka thënë Donnarumma të shtunën për “Sky Sports Italia”.