Zlatko Daliq do të mbetet selektor i Kroacisë.
Kroatët u ndalën në grup në Euro 2024, por Daliqi e ka përkrahjen e federatës. Ai ka udhëhequr Kroacinë drejt vendit të dytë dhe vendit të tretë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është selektor dhe do të mbetet selektor i përfaqësueses kroate të futbollit. Kemi biseduar dhe e kemi zgjatur dorën”, ka thënë të mërkurën Marijan Kustiq, kryetar i Federatës së Futbollit të Kroacisë.
Presioni ishte i madh ndaj Daliqit pas dështimit në Evropian, por ai megjithatë do të mbetet selektor.
Kryetari i federatës kroate ka thënë se beson që Luka Modriq do të mbetet pjesë e përfaqësueses.