Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike në Paris, për lëshimin e certifikatave të origjinës “Made in Kosova” me njohje globale.
Në njoftimin e Odës thuhet se ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe hap perspektiva të reja për integrimin më të thellë të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo thuhet se do të forcojë pozitën e Kosovës në tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet globale.
“Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, certifikatat e origjinës të lëshuara nga Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë validitet ndërkombëtar të pranuar, duke mundësuar një prezantim më të fuqishëm të produkteve vendore në tregjet botërore”, thuhet në njoftim.
Sipas Odës ky hap strategjik përfaqëson avancim të rëndësishëm në forcimin e eksportit të produkteve kosovare; rritjen e kredibilitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare të bizneseve vendore; digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve tregtare e mbështetjen e drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe eksportuesit e Kosovës.