Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti sipas të cilit eksporti mbulon importin me vetëm 14,1%.
Sipas ASK-së të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,2% në muajin shtator 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, “gjegjësisht në vlerë prej 520,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 429,4 milionë euro në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2025 kishte vlerën 85,8 milionë euro, ndërsa importi 606,2 milionë euro, që është një rritje prej 10,7% për eksport, si dhe një rritje prej 19,6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,4% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,7% e përbëjnë produktet bimore.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,0% e përbëjnë mjetet e transportit.
ASK-ja ka pu8blkuar edhe të dhënat lidhur me eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,0 milionë euro, ose rreth 32,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,5%), Italia (2,9), Holanda (2,6%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 249,4 milion Euro, ose 41,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17,3%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,7%), Italia (6,1%), Polonia (3,4%), etj”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat lidhur me eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s.
“Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 40,6 milion Euro, ose 47,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21,4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,4%), Maqedonia e Veriut (11,0%), Serbia (8,4%), Mali i Zi (4,8%), etj. Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 87,8 milion Euro, ose 14,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34,4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,6%), Shqipëria (3,6%), Serbia (3,5%)”, thuhet në njoftim.
Sipas ASK-së eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 17,1 milionë euro, ose 19,9%.
“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,0%) dhe Turqia (3,7%)”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 269,0 milionë euro, ose 44,4%. “Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (15,6%) dhe Turqia (12,8%)”, thuhet në njoftim.