Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë, ka thënë se të dhënat e Agjencisë Statistikore të Kosovës për inflacion 6 për qind në muajin shkurt sivjet në krahasim me vitin e shkuar, nuk pasqyrojnë gjendjen reale të shtrenjtimeve në Kosovë.
Sipas ASK-së, rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore, shërbimeve e disa kategorive të transportit. Megjithatë, sipas profesorit Misini, metodologjia që ndjek ASK-ja nuk është e përshtatshme për gjendjen në të cilën është Kosova ekonomikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Inflacioni është më i lartë për arsye se metoda që e ndjek ASK-ja është metodologji që e ndjekin vendet më të zhvilluara të botës, në shumicë të variablave, përfshirë ngritjen e çmimit të biletave të avionit. E ne kemi probleme elementare. Jemi vendi më i varfër në Evropë. Kemi mungesë të energjisë elektrike dhe të krahasohesh me metodologji të njëjtë si vendet e zhvilluara nuk korrespondon”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Sipas Misinit, të dhënat duhet të merren në bazë të specifikave të shtetit. Në rastin e Kosovës si shtet të varfër, ai ka thënë se duhet të merren për bazë produktet elementare.
“Sa më shumë mori produktesh, si bileta e avionëve, ta zbresin inflacionin. Nuk është 6, është shumëfish më i lartë. Nëse i merr për produkte elementare është shumë, shumë më i lartë. Një shembull që e kam bë unë, në periudhën 2020-2026, tri produkte elementare sheqeri, vaji dhe mielli janë shtrenjtuar mbi 65 për qind”, ka thënë ai tutje.
Sipas tij, Kosova me metodologji s’mund të krahasohet me vendet e zhvilluara që kanë standard tjetër e se për ta është normale udhëtimi e pushimi. “Për ne është luks”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se pret që viti 2026 të jetë sfidues në këtë aspekt.
Sipas tij, për shtrenjtimet e produkteve viteve të fundit ka lufta në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, shtrenjtimi i energjisë dhe rritja e pagës minimale. Ai ka thënë se nga pika e parë Kosova vuan sepse është vend importues. Te çështja e shtrenjtimit të energjisë, ai ka thënë se ajo ka shkuar zinxhir duke shtrenjtuar produkte të tjera. Ndërsa te paga minimale ka thënë se rritja e saj “pa rritje të produktivitetit, prodhon inflacion”. Sipas tij, rritja e pagës minimale duhet të bëhet në proporcion me produktivitetin.