Ekonomi

Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare

Pagat

Banka Qendrore e Kosovës ka lansuar të mërkurën platformën në të cilën mund të bëhet krahasimi për produkte dhe shërbime financiare.

Guvernatori Ahmet Ismaili në ceremoni e ka cilësuar hap konkret e të rëndësishëm drejt avancimit të transparencës dhe fuqizimit të konsumatorëve.

Platforma

Platforma përmban të dhëna nga 50 institucione financiare, përfshirë bankat, institucionet mikrofinanciare, institucionet jobankare dhe kompanitë e sigurimeve.

Ajo pasqyron 17 kategori produktesh, të ndara në 60 nënprodukte dhe 203 ndarje të detajuara, me mbi 10 mijë informacione për krahasim dhe vendimmarrje.

“Përveç funksionit informues, Platforma do të shërbejë edhe si mjet mbikëqyrës i BQK-së, duke siguruar që institucionet financiare të ofrojnë të dhëna të sakta dhe në përputhje me rregulloret. Edukimi financiar mbetet një nga prioritetet strategjike të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të zgjeruar njohuritë e qytetarëve lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, që ata të kenë mundësi të negocimit të kushteve dhe marrjes së vendimeve të mirëinformuara”, thuhet në njoftimin e BQK-së.