Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhaka vlerëson formën e tij dhe forcën e Zvicrës

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka dhënë një intervistë pas mbërritjes në San Diego për ta zhvilluar turneun e shtatë të madh me fanellën e Zvicrës.

Kapiteni i Zvicrës foli për synimet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është pyetur edhe për mundësinë e pensionimit pas Botërorit që nis javën e ardhshme.

Xhaka është përgjigjur shkurt në pyetjen nëse “mund të mos jetë Kupa e Botës e fundit”.

Për Xhakën, Botërori që fillon më 11 qershor është i katërti në karrierë.

“Ndoshta do të luaj në një tjetër pas katër vjetësh. Apo edhe dy”, tha Xhaka në fund të intervistës të publikuar të mërkurën nga “Blick”.

Mesfushori thotë se vendimet nuk i merr “brenda natës”.

“Ndonjëherë zgjaste pak më shumë dhe gjithmonë më pëlqente ta përfshija familjen time. Por në fund gjithmonë funksiononte”, tha Xhaka.

Ish-mesfushori i Baselit, Arsenalit e Bayer Leverkusenit, thotë se është ende i etur për të tjera arritje.

“Nëse ndiej se uria ime ka ikur, do të ndalem nga një ditë në tjetrën. Kjo vlen për ekipin kombëtar dhe klubin tim. Atëherë nuk do të më interesoj nëse kam ende kontratë të vlefshme. Por tani për tani, jam ende në formë të shkëlqyer”, ka thënë Xhaka.

Lideri i Sunderlandit  është i emocionuar që do ta ketë mundësinë të paraqitet për Zvicrën në Botëror.

“Nervoz është fjala e gabuar. Por pak para se të fillojë turneu, padyshim që e ndiej adrenalinën në rritje. Megjithatë, tani për tani jam jashtëzakonisht i emocionuar. Duhet ta shijojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë në ditët e mbetura të përgatitjeve. Kur të fillojë gjithçka, do të jemi gati”, ka theksuar kapiteni i helvetikëve.

Xhaka nuk ka hequr dorë nga ëndrra që ka me Zvicrën – të bëhet kampion bote.

“Dua të bëhem kampion bote. Mund ta ëndërroni këtë, sepse çdo gjë është e mundur në futboll. Shumë gjëra duhet të shkojnë mirë në një turne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Por jam i bindur se kemi një ekip shumë të mirë. Ne e dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Dhe e dimë se çfarë pritet nga ky ekip”.

Në Botërorin 2022, Zvicra pësoi humbi 6:1 në 1/16 e finales kundër Portugalisë, ndërsa në vitin 2024 humbi në penallti kundër Anglisë në çerekfinalen e Evropianit.

“Duhet të shohim si frymëzim Kampionatin Evropian dy vjet më parë në Gjermani. Në Stuttgart, kishim kushte fantastike. Një hotel vetëm për vete, shumë paqe dhe qetësi, dhe infrastrukturë të shkëlqyer. Nëse di si t’i shfrytëzosh këto gjëra në mënyrë efektive, mund të nxjerrësh shumë nga fryma e ekipit. E demonstruam këtë me paraqitjen tona gjatë turneut. Me pak fat në gjuajtjet e penalltive kundër Anglisë, gjithçka do të kishte qenë e mundur”, thotë Xhaka.

Ai refuzon të komentojë nëse ekipi aktual i Zvicrës është më i miri i të gjitha kohërave.

Xhaka është i kënaqur me karrierën e tij.

“Nuk do ta ndryshoja asnjë minutë të saj”, përgjigjet shkurt kosovari.

Xhaka me fanellën e Zvicrës ka luajtur 145 ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola.