Ndërrimi i përfaqësueses nga ana e sulmuesit të Interit, Ange-Yoan Bonny, është miratuar të premten nga FIFA.
Bonny ka luajtur për Francën U21 dhe tani e tutje do të luajë për Bregun e Fildishtë. Ai ka vendosur për përfaqësuesen e vendit prej nga e ka prejardhjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFIFA publikoi ndryshimin formal të 22-vjeçarit Bonny. Ky ndryshim duhej të miratohej nga Federata e Futbollit të Francës.
Bregu i Fildishtë është në grup të Botërorit me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Kuraçaon.
Bonny i ka shënuar shtatë gola në edicionin e parë me Interin, pas transferimit nga Parma. Ka luajtur në dhjetë ndeshje në Champions.
Sulmuesi ka luajtur edhe për U19 e U20 të Francës. Tani do të luajë për Bregun e Fildishtë.