Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

SHBA-ja gati për ndeshjen në shtëpi kundër Paraguait

111

Tifozët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë gati për t’i mbështetur nga tribunat lojtarët kur të përballen me Paraguain në Inglewood të Kalifornisë në ndeshjen që nis në ora 3:00 të mëngjesit të së shtunës. Amerikanët synojnë fitore në ndeshjen e parë e Kupës së Botës në tokën amerikane në 32 vjet.

Skuadra prej 26 lojtarësh e përzgjedhur nga Maurizo Pochettino është e ndarë në mënyrë të barabartë midis 13 lojtarëve me përvojë në Kupën e Botës dhe 13 lojtarëve që luajnë për herë të parë. Megjithatë, edhe ata që kanë qenë në Kupën e Botës janë të vetëdijshëm se do të jetë ndryshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është ndeshja e para e jonë në tokën tonë. Jam përpjekur t’u them djemve dhe ta përcjell mesazhin në media se kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë në karrierë. Me këtë vijnë më shumë pritje, më shumë presion, por në të njëjtën kohë, duhet ta shijojmë. Askush nuk na ushtron më shumë pritje, më shumë presion sesa vetja jonë. Kështu duhet të jetë”, ka thënë kapiteni Tim Ream.

Amerikanët ia dolën të kalonin fazën e grupeve për herë të parë që nga viti 1934, duke frymëzuar një brez të rinjsh amerikanë në atë që ishte e dyta nga gjashtë paraqitjet radhazi në Kupën e Botës pas një mungese të gjatë nga viti 1954 deri në vitin 1986.

Pochettino, i cili luajti në Kupën e Botës 2002 për Argjentinën dhe më parë kishte drejtuar ekipe si Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, u zgjodh për shkak të përvojës së tij të gjerë kur u punësua në shtator 2024.

Ndërsa përgatitja për Kupën e Botës ka qenë e vështirë në disa raste, ka shenja se skuadra po ecën përpara. SHBA-ja mposhti Senegalin 3:2 më 31 maj në Charlotte dhe ishin solide në humbjen 2:1 ndaj Gjermanisë, kampiones katër herë të Kupës së Botës, në miqësoren e tyre të fundit më 6 qershor në Çikago.

“Në përgjithësi, mendoj se ishte një performancë e mirë. Jam i kënaqur me performancën e të gjithëve”, tha Pochettino. “Luajtëm kundër një prej ekipeve më të rëndësishme në botë. Mendoj se duhet të jemi të kënaqur me këtë. Ne garuam dhe ishim të pafat. Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë, me statistika të ngjashme”, tha argjentinasi. 

Amerikanët e njohin mirë kundërshtarin. SHBA-ja e fitoi një ndeshje miqësore 2:1 ndaj Paraguait nëntorin e kaluar.

Zgjerimi në 48 ekipe në Kupën e Botës 2026 i solli dobi Paraguait, i cili po garon në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2010. Kjo përfaqësuese bëri rrugën më të gjatë në historinë e vendit, duke avancuar në çerekfinale përpara se të humbiste ndaj Spanjës, e cila më pas u shpall kampione.

Trajneri i Paraguait, Gustavo Alfaro, nuk po i shmanget asaj që do të thotë ky rikthim.

“E di se si ndihet ky vend. E di se si ndihen 16 vjet të gjata pritjeje, frustrimesh, pikëllimesh, mallkimesh, të shikimit të një Kupe Bote në televizion”, tha ai.

“Nuk do t’i kërkoj asnjë paraguaiani të jetë racional. Jo, përkundrazi. Ne jemi të përgatitur të luftojmë... të ofrojmë zemrat tona. Jemi të përgatitur të lëmë lëkurën tonë në fushë”.