Tashmë dy lojtarë janë përjashtuar në Botëror pasi kanë mbuluar gojën derisa kanë folur me kundërshtarë në momente tensioni.
Ky rregull u prezantua nga FIFA në Botëror, për të shmangur fyerjet e mundshme në baza racore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në garat e UEFA-s, përkatësisht në garat evropiane, lojtarët nuk do të përjashtohen me të kuq për një veprim të tillë. Kështu ka vendosur UEFA.
UEFA e konsideron këtë si kufizim të lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye ka vendosur të mos e prezantojë rregullin në garat e saj.
“Është shkelje e të drejtës për shprehje”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Pikërisht një ndeshje evropiane, përkatësisht e Championsit, bëri që të prezantohet ky rregull nga FIFA. Vinicius Junior i Real Madridit kishte pasur një konfrontim me Gianluca Prestiannin e Benficas.
Prestianni kishte mbuluar gojën derisa fliste, ndërsa Viniciusi pretendoi se u fye në baza racore. Por kjo nuk u konfirmua asnjëherë, ndonëse Prestianni u dënua.