Cristiano Ronaldo u largua nga gazetarët pasi u pyet vazhdimisht për paraqitjet e Lionel Messit në Kupën e Botës.
41-vjeçari portugez shënoi dy gola në fitoren 5:0 ndaj Uzbekistanit në Houston, të martën mbrëma. Ai shkroi histori duke u bërë lojtari i parë që ka realizuar gola në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Ka vendosur edhe rekorde të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes superylli tha me zë të lartë “jam kthyer”, para një kamere televizive.
Por sulmuesi ishte më pak entuziast kur u pyet për Messin në zonën “mix”. Ronaldo tashmë kishte ndërprerë një gazetar, ndërsa gazetarët përpiqeshin të bënin pyetje në lidhje me Lionel Messin.
Kur një gazetar filloi pyetje për golat e Messit ndaj Austrisë, Ronaldo u kthye kah një gazetar tjetër, duke i bërë me shenjë që ai të bënte pyetjen, shkruan The Sun.
Gazetari që u ndërpre kishte përmendur edhe emrin e Kylian Mbappes, por nuk u la të përfundonte pyetjen.
Dhe një tjetër pyetje për rivalin ikonik ishte e tepërt për Ronaldon. Ai u largua me tërbim nga zona “mix” ku lojtarët u përgjigjen gazetarëve.
Ai u përgjigj ndërsa largohej: “Nuk më interesojnë fare të tjerët... Mbappe gjithashtu shënoi”.
Messi është golashënuesi më i mirë në Botëror me pesë gola dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve me 18 gola. Ronaldo nuk ishte në disponim të fliste për rivalin e vjetër. Ai u mburr me paraqitjen që kishte.
U pyet edhe për komentin “jam kthyer”.
“Po, që njerëzit të mos harrojnë”, tha Ronaldo.
“Ata thanë se duhet të tërhiqem... por unë jam këtu. Zhurma nga jashtë është gjithmonë kështu, por ne nuk mund ta kontrollojmë. Ne vazhdojmë dhe jemi të bashkuar”.
VIDEO:
🚨 Cristiano Ronaldo when asked once again and again about Messi: “I couldn’t care less about others... Mbappé also scored”. pic.twitter.com/yNrz6p3GhX
Ronaldo është lojtari më i vjetër, pa llogaritur portierët, që ka startuar në një ndeshje të Botërorit. Por nuk është më i vjetri që ka shënuar. Rekordin e mban Roger Milla me 42 vjet, në vitin 1994.
Portugalia do të përballet me Kolumbinë në ndeshjen e fundit në grup, të shtunën mbrëma. Nëse fiton, do të përfundojë e para në Grupin K.