Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën

Mbledhja e Qeverisë në detyrë

Foto: Driton Paçarada

Qeveria ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare, të njohur si Kartoni i Gjelbër për mërgatën që vijnë në Kosovë gjatë stinës së verës.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën nga kabineti qeveritar, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky propozim-vendim parasheh ndarjen e tre milionë eurove për zbatimin e kësaj mase. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura në vizitë përgjatë kësaj periudhe. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5 mbështetja e mërgatës nga pakoja e ringjalljes ekonomike. Mjetet merren nga pakoja dhe ndahen në Ministrinë e Financave”, ka thënë ai. 

Në mbledhjen e Qeverisë, janë miratuar edhe 13 pika të rendit të ditës, përfshi shqyrtimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit për projektin e qasjes gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor, e edhe ndarje buxhetore për financimin e disa projekteve kapitale në jug të Mitrovicës, Shtime, Pejë dhe Podujevë.