Legjenda braziliane e futbollit, Romario, ka deklaruar se Carlo Ancelotti duhet të japë dorëheqje si trajner i Brazilit pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës.
Eliminimi i njërit prej favoritëve për ta fituar Botërorin, ngjalli shumë reagime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka asnjë arsye që Ancelotti të vazhdojë si trajner i ekipit brazilian pas këtij dështimi, këtij turpi ndaj Norvegjisë”, ka thënë Romario për “Liberta Depre”.
60-vjeçari brazilian shkon më tej me kritika.
“Do ta grisja atë kontratë dhe do t’i thosha ta çonte në gjykatë”, është shprehur Romario.
Brazili u eliminua nga Norvegjia në një të tetën e finales të Kupës së Botës.
Ancelotti 67-vjeçar mori drejtimin e Brazilit në vitin 2025.
Me Brazilin ka kontratë deri në vitin 2030.