Thomas Tuchel është zotuar se do të hakmerret për rastin “Dora e Zotit”, kur Anglia do të kthehet në stadiumin ikonik “Azteca”.
Anglia luan ndaj Meksikës në 2 të mëngjesit, sipas kohës në Kosovë, të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuchel si tinejxher e pa nga shtëpia disfatën që Argjentina e Diego Maradonas ia shkaktoi Anglisë në çerekfinale të Botërorit “Meksika 1986”.
Goli i parë i Maradonës në fitoren 2:1 u shënua me dorë dhe njihet në histori si “Dora e Zotit”. Goli i dytë ishte individual me aksionin që ikona argjentinase e nisi nga gjysma e fushës së vet.
Anglia kthehet në Mexico City për herë të parë.
“Do ta kthejmë atë situatë në të mirën tonë. Do të shpërblehemi. E dua futbollin dhe turnetë e mëparshëm. Ato fotografi janë në St George’s Park, ku qëndrojmë ne. Fotografitë nga goli i Gary Linekerit, përzgjedhësit dhe Peter Shilton. Pjesë e madhe e historisë. Ky është moment i madh për ne. Nuk kam lidhje me ‘Dorën e Zotit’ por do të thotë diçka. Isha 13-vjeçar dhe Gjermania në atë kohë luante me Argjentinën në finale. Mezi po e pres këtë ndeshje. Është ndeshje ikonike, në stadium ikonik. Do të jetë ndaj një shteti të tërë, ndaj energjisë së gjithë stadiumit”, ka deklaruar Tuchel, shkruan “Daily Mail” të premten.
Sipas Tuchelit, Meksika do të ketë avantazh për shkak se stadiumi ku do të luhet ballafaqimi është në lartësi të madhe mbidetare. Tuchel ka thënë se kjo mund të shfaqë problem për Anglinë.