Zlatan Ibrahimoviqi ka qenë shumë kritik ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës.
Kroacisë iu anulua një gol i minutës së 103-të dhe Portugalia fitoi 2:1.
Ai ka thënë se e ka shikuar disa herë golin e anuluar dhe nuk e ka parë prekjen e Igor Matanoviqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa thënë se gjyqtarët e vodhën Kroacinë dhe se po e ndihmojnë Cristiano Ronaldon.
“Gjyqtarët po bëjnë çdo gjë në fuqinë e vet për ta ndihmuar Cristiano Ronaldon ta fitojë Kupën e Botës dhe ne dëgjojmë se si Messi është ‘favoriti i FIFA-s’. Kjo është vjedhje e qartë! Topi nuk e preku lojtarin kroat fare. Tifozët nuk i mbushin stadiumet për të parë ekrane, por dramën dhe emocionin. Kemi ardhur në pikën ku VAR-i nuk i përmirëson gabimet, por i shikon milimetrat të cilat nuk i sheh askush në stadium”, ka deklaruar Ibrahimoviq për “FOX Sports”.