Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Portieri i Argjentinës synon rekordin

Emiliano Martinez

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, synon që ta thyejë një rekord. 

“AS” ka shkruar të hënën se nëse Martinez luan ndaj Anglisë, do të bëhet portieri argjentinas me më së shumti paraqitje në historinë e Botëroreve. 

Aktualisht ai ka 13 ndeshje të zhvilluara me Argjentinën në Kampionate Botërore. 

Rekordi që synon ta thyejë është i legjendës Ubaldo Fillol. 

Martinez me Argjentinën e fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2022. 

Edhe Martinez thotë se do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Botërorit Botërori 2026 1 muaj më parë Martinez thotë se do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Botërorit

Argjentina të mërkurën nga ora 21:00 do të përballet në gjysmëfinale me Anglinë. 

33-vjeçari, që luan në Premier League me skuadrën e Aston Villas, ka qenë startues në gjashtë ndeshjet e deritashme të Argjentinës në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.