Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ouahbi, mësuesi i edukimit fizik që po e udhëheq Marokun në Kupën e Botës

Mohamed Ouahbi

Mohamed Ouahbi i kaloi 15 vjet duke dhënë mësim të edukimit fizik në një shkollë në Bruksel, ndërsa 17 vjet të tjera i kaloi duke ushtruar lojtarë të talentuar si Romelu Lukaku, Jeremy Doku e Youri Tielemans në Akademinë e Anderlechtit. 

Ky është përzgjedhësi i Marokut, Ouahbi, që ka bërë punë të shkëlqyer me Marokun në vitet e fundit. 
Maroku nga ora 22:00 do të sfidohet nga Franca për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur isha në Akademinë e Anderlechtit, kuptuam se lojtarët që arritën në ekipin e parë, ishin ata të cilët kishin diplomë të shkollës së mesme. Sot, futbolli është shumë i strukturuar. Lojtarët duhet të kenë disiplinë dhe edukim, që iu ndihmon shumë”, ka deklaruar në një intervistë më herët Ouahbi. 

Ouahbi ka përzgjedhur lojtarë të rinj e të talentuar për Botëror. Mosha mesatare e Marokut është 26.4-vjeçare, dhe e treta më e reja në këtë turne të ngjarjes globale.