Iraku dhe Norvegjia kaluan rrugë shumë të ndryshme drejt Kupës së Botës. Por ato do të përballen në stadiumin “Gillette” me kapacitet prej 64 mijë ulësesh, në ndeshjen e parë të Grupit I të Kupës së Botës.
Ndeshja luhet në natën mes të martës dhe të mërkurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIraku ishte përfaqësuesja e fundit që siguroi kualifikimin, ndërsa Norvegjia e siguroi biletën për herë të parë që nga viti 1998.
Mbrojtësit e Irakut i pret detyrë e vështirë për të ndalur një prej sulmuesve më të mirë në Botë, Erling Haaland.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka shënuar 55 gola në 50 ndeshje për Norvegjinë.
Iraku do të mbështetet në sulmuesin, Aymen Husseini.
Do të jetë hera e parë që Iraku dhe Norvegjia do të përballen.