Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Në Portugali mendojnë se Leao nuk e meritoi ftesën në Botëror

Rafael Leao

Trajneri portugez, Alvaro Magalhaes, beson se ylli i Milanit, Rafael Leao, nuk e ka merituar ftesën te Përfaqësuesja e Portugalisë për Kupën e Botës 2026. 

Sipas Magalhaesit, Leao pati edicion shumë të dobët me “rossonerët”.  Megjithatë, sulmuesi i krahut u ftua nga përzgjedhësi Roberto Martinez. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Magalhaes ka qenë asistent i Giovanni Trapattonit te Benfica.

“Rafael Leao nuk pati sezon të mirë dhe është në formë të dobët, por përzgjedhësi gjithmonë i mban sulmuesit e njëjtë. Mendoj se duhet të ftohen ata të cilët e mbyllin sezonin në formën më të mirë”, ka deklaruar Magalhaes për “O Jogo”. 

Leao nuk ka shënuar gol në Serie A që prej 1 marsit. 

Ai i ka vetëm 10 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat e këtij sezoni, ndërsa ka dhuruar tri asistime. 

Një statistikë tjetër së fundmi tregon se Milani ka fituar më shumë pikë kur Leao nuk ka qenë në fushë në këtë edicion.