Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Messi do ta udhëheqë Argjentinën në Botërorin 2026

Lionel Messi

Ashtu siç pritej, superylli i futbollit, Lionel Messi, do ta udhëheqë kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.
38-vjeçari është përfshirë në listën prej 26 lojtarësh të përzgjedhësit Lionel Scaloni.
Messi dhe rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, pritet të arrijnë rekord duke luajtur në Kupën e gjashtë të Botës.
Kishte frikë se Messi mund të mos paraqitej në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Futbollisti i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme të këmbës së majtë në fitoren 6:4 ndaj Philadelphias, duke shkaktuar panik te tifozët e Argjentinës. Por Messi eshtë pjesë e listës përfundimtare të Scalonit.

Tekniku argjentinas la jashtë listës talentin e Real Madridit, Franco Mastantuono, Gianluca Presttianin e Benficas, Marcos Senesin e Bournemouthit dhe Emiliano Buendian e Aston Villas. 

Prestiannit i kushtoi mungesa në Botëror pas incidentit që e pati me Vinicius Juniorin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve muaj më parë. 
Scaloni ka ftuar plot gjashtë lojtarë të Atletico Madridit.
Argjentina do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë në Grupin J. Para fillimit të turneut, Argjentina do të luajë ndeshje miqësore kundër Hondurasit dhe Islandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo