Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Meksika e Koreja e Jugut mund ta sigurojnë fazën nokaut

Meksika

Foto: Associated Press

Meksika dhe Koreja e Jugut kanë gjasa reale për ta siguruar që në xhiron e dytë avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës. 

Të dyja i fituan ndeshjet e para. Meksika e mposhti Afrikën e Jugut, kurse Koreja e Jugut fitoi ndaj Çekisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyja i kanë nga tri pikë në Grupin A, ndërsa ndeshja e radhës luhet në Zapopan të Guadalajaras nga ora 03:00 në mëngjesin e së premtes. 

Meksika e kishte fituar edhe ndeshjen e fundit në Botërorin 2022, ndërsa synon që për herën e parë në histori t’i regjistrojë tri fitore rresht në Kupë të Botës. 

Koreja e Jugut asnjëherë nuk i ka fituar dy ndeshjet e para në Botëror. Synon ta bëjë këtë për herën e parë. 

Meksika i ka fituar dy ndeshjet e kaluara ndaj Koresë së Jugut, të fundit në vitin 2018. Në ndeshjet e ndërsjella, Meksika i ka tri fitore dhe një takim është mbyllur baras.