Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lukaku kthehet me gol dhe fitore te Belgjika

Romelu Lukaku

Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, shënoi gol në paraqitjen e tij të parë për Belgjikën pas pothuajse një viti. Belgjika mposhti Kroacinë 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të martën në Rijekë.

Lukaku nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e tij Napoli, ndërsa kishte zëra se mund të mos ftohej nga Belgjika për Botërorin që nis më 11 qershor. Por ai u ftua dhe bëri rikthim me gol.

Ekipi i Rudi Garcias ka seri prej 12 ndeshjesh pa humbje, tetë fitore e katër barazime.

Belgjika në pesë përballjet direkte me Kroacinë ka tri fitore e dy barazime.

Miqësoren në Rijekë, Belgjika e fitoi me golat e realizuar nga Youri Tielemans në minutën e 37-të dhe Romelu Lukakut në minutën e 95-të.

Edhe Belgjika në kërkim të qetësisë pasi Lukaku kthehet me gol Botërori 2026 1 muaj më parë Belgjika në kërkim të qetësisë pasi Lukaku kthehet me gol

Kroacia në fushë u udhëhq nga kapiteni, Luka Modriq. Ai luajti me maskë mbrojtëse. Belgjika është në Grupin G së bashku me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Kroacia bën pjesë në Grupin L me Anglinë, Ganën dhe Panamanë. Botërori nis më 11 qershor.