Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Lojtari më i vjetër dhe më i ri i Botërorit

Gordon - Mora

Botërori i futbollit nis më 11 qershor.

BBC ka paraqitur të mërkurën  shumë statistika, ndërsa ka përmendur edhe lojtarët më të vjetër e më të rinj të ngjarjes globale. 

Në javën që nis Botërori, portieri i Skocisë, Craig Gordon, do të jetë me moshë prej 43 vjet e 162 ditë. Menjëherë pas tij është Cristiano Ronaldo me 41 vjet e 126 ditë. Ronaldo do të luajë në Botërorin e gjashtë. 

Ndërkohë, portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa, është futbollisti i tretë më i vjetër i këtij Botërori, me 40 vjet e 333 ditë. 

Nga 40 vjet i kanë edhe Luka Modriq, Edin Xheko, Manuel Neuer e Vozinha. 

Edhe A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon? Botërori 2026 1 muaj më parë A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon?

Fernando Muslera e plotëson tetëshen e lojtarëve më në moshë. Muslera i ka 39 vjet e 360 ditë. 
Bregut i Fildishtë e ka skuadrën më të re në Kupën e Botës, me mesatare prej 25 vjet e 310 ditë. 
Yan Diomande është 19-vjeçar dhe prej më të mirëve në përfaqësuese. 

Por, lojtari më i ri i Botërorit do të luajë për Meksikën. Mesfushori me tipare sulmuese, Gilberto Mora, do të jetë 17 vjeç e 240 ditë kur Botërori të nis.