Kroacia pati një ecuri të jashtëzakonshme pa humbje nga mesi i qershorit 2025 deri në mars. Por një javë më herët humbja 4:2 nga Anglia prishi serinë e mirë të kroatëve me tetë fitore e një barazim.
Nënkampionia e vitit 2018 dhe gjyëmëfinalisjta e vitit 2022, synon fitoren ndaj Panamasë për të shmangur eliminimin e hershëm nga Botërori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja në Toronto nis në orën 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.
Kroatët vlerësohen favoritë përballë Panamasë, që pësoi humbje në ndeshjen e parë nga Gana me gol të minutave shtesë.
Ylli Luka Modriq pritet të paraqitet sërish në qendër të mesfushës. Paraqitja e Modriqit u vlerësua pozitive, pavarësisht humbjes 4:2 nga Anglia.
Në moshën 40-vjeçare, Modriq po e luan Botërorin e pestë. Ky do të jetë rasti i tij i fundit për të bërë më shumë histori me Kroacinë.