Gjermania mori goditje të rëndë me lëndimin e yllit në rritje, Lennart Karl, i cili tashmë është larguar nga kampi stërvitor për Kupë të Botës.
18-vjeçari është lënduar në stërvitjen e fundit të Gjermanisë para ndeshjes miqësore me SHBA-në. Vendin e Karlit e zuri Assan Ouedraogo, që aktivizohet te Leipzigu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëlojtari te Gjermania, Deniz Undav, ka dhënë detaje se si ndodhi lëndimi i Karlit. Ai pësoi lëndim muskulor.
“Ndodhi gjatë një gjuajtje, krejt në aksionin e fundit të stërvitjes së fundit. Kur e preku atë pjesë, ne e kuptuam se diçka nuk është në rregull. Kur erdhën rezultatet, natyrisht se na vinte keq për të. Ai është lojtar i nivelit të lartë dhe ka të ardhme të ndritur. Këto gjëra ndodhin ndërsa ne i urojmë më të mirën”, ka deklaruar ndër të tjera Undav për “Sky”.
Karl me Bayernin në këtë edicion i zhvilloi 40 ndeshje, ndërsa pati nëntë gola e tetë asistime.