Rruga e Julian Quinones drejt shndërrimit në hero meksikan ishte e pazakontë, dhe jo vetëm sepse ai është nga Kolumbia. Quinones shpreson të bëhet legjendë kundër Anglisë.
Ndeshja e një të tetës së finales së Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë zhvillohet nga ora 2:00 e mëngjesit të hënën, në stadiumin ikonik “Azteca”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër tifozët e Anglisë, Raul Jimenez i Wolvesit është shumë i njohur. Por Quinones, fituesi i Këpucës së Artë të Arabisë Saudite në edicionin e kaluar, ka bërë bujë në krahun e majtë. Dhe mund të shkaktojë shumë telashe për anën e djathtë të mbrojtjes angleze, të kritikuar shumë gjatë këtij Botërori.
29-vjeçari tashmë i ka realizuar tre gola në Botëror. Shënoi ndaj Afrikës së Jugut në ndeshjen hapëse, ndaj Çekisë dhe ndaj Ekuadorit në ndeshjen e parë të fazës nokaut.
Quinones lindi në Magui Payan në Kolumbinë jugore, jo shumë larg kufirit me Ekuadorin. U rrit në varfëri.
“Është një fshat shumë i largët dhe i harruar”, tregoi ai.
“Fakti se ia dola të kapërceja gjithçka, me gjitha vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes, më motivon edhe më shumë të vazhdoj të luftojë, duke bërë më të mirën me çdo top që marr. E bëj edhe për familjen time”.
Në moshën 17-vjeçare, ai u largua nga ekipi amator Futbol Paz dhe iu bashkua ekipit meksikan Tigres.
“Isha i ri dhe hezitova kur mendoja të largohesha nga vendim im për të ndjekur qëllime dhe shtigje të reja”, thotë Quinones.
Ai më pas do ta vlerësonte Meksikën si vendin e tij dhe tani ka grua meksikane.
Quijnones kaloi tetë vjet në Meksikë, te Tigres, Atlas dhe Club America. I kishte edhe tri huazime. Në vitet 2017 e 2018 kishte luajtur për të rinjtë e Kolumbisë. Por nuk u konsiderua për përfaqësuesen A, ndonëse po vazhdonte me shënim të golave në elitën meksikane.
Në kohën kur i erdhi një telefonatë nga Kolumbia në vitin 2023, ai ishte i kualifikuar për të luajtur për Meksikën përmes natyralizimit. Dhe iu bashkua Meksikës.
“Gjeta një vend shumë bujar”, thotë anësori. “Njerëzit të mirëpresin, të ndihmojnë të shfaqesh, të rritesh personalisht. Më pëlqeu, kështu që pak nga pak fillova të ambientohem. U ndieva i mirëpritur. Do të jem gjithmonë mirënjohës për ato momente. Meksika më bëri njeri të shkëlqyer. Nuk kisha shumë referenca të mira nga Kolumbia, sepse nuk isha shumë i kujdesshëm atëherë. Por Meksika më priti me krahë hapur, duke e ditur se ka momente të mira dhe të këqija në jetë. Mësova shumë nga kjo”, thotë ylli i ri meksikan.
Ai fitoi gjashtë tituj të kampionit në Meksikë, nga dy me tri skuadrat e madhe ku u paraqit. Afro një vit pasi u bë reprezentues i Meksikës, Quinones u transferua për 12 milionë dollarë te skuadra arabe Al-Qadsiah. Kjo skuadër sapo ishte promovuar në elitën e Arabisë Saudite. Ai ka shënuar 62 gola në 68 ndeshje në të gjitha garat. Dhe në edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë. 33 golat bënë që të përfundojë mbi Ivan Toney për një gol dhe mbi Cristiano Ronaldon për katër gola.
Quinones e ka vazhduar atë formë në Kupë të Botës. Ai ka tre gola dhe një asistim. Asnjë lojtar meksikan nuk është përfshirë në më shumë gola në Botëror.
“Jam i bindur se do të shkojmë larg”, thotë ai. “Ekipi ynë është i kompletuar dhe garues. Ne e dimë qëllimin dhe besojmë se mund t’ia dalim”.
Pavarësisht se kush luan mbrojtës i djathtë tek Anglia, ai do të përballet me sfidë të vërtetë.