Përzgjedhësi i Marokut, Mohamed Ouahbi ka shpallur listën përfundimtare të Marokut për Kupën e Botës 2026.
Maroku synon një tjetër kampanjë të suksesshme të futbollit botëror, por pa Walid Regraguin në stol, i cili e udhëhoqi ekipin në gjysmëfinale katër vjet më parë në Katar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë lojtarë nga skuadra e vitit 2022 janë lënë jashtë. Por në listën prej 26 lojtarësh trajneri 49-vjeçar i lindur në Belgjikë, përfshiu edhe Achraf Hakimin e PSG-së, i cili po rikuperohet nga një lëndim të pësuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit. Nuk mungon as Brahim Diaz i Real Madridit, i cili humbi penallti në finalen e Kupës së Afrikës në janar.
Hakimi do t’i mungojë PSG-së në finale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Por si kapiten do ta udhëheq Marokun në Botërorin që nis më 11 qershor.
