Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjyqtarit që iu ndalua hyrja në SHBA, i besohet Superkupa e Evropës

Omar Artan

Gjyqtari nga Somalia, Omar Artan, do ta drejtojë Superkupën e Evropës.

UEFA ka bërë të ditur se Artan do ta drejtojë ndeshjen e Superkupës ndërmjet PSG-së dhe Aston Villas, e cila zhvillohet më 12 gusht në Salzburg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Omar Artan është një gjyqtar i shkëlqyer, i ri, por tashmë me përvojë, i cili e ka provuar veten në nivelin më të lartë të garave të Konfederatës së Futbollit Afrikan. Futbolli është bërë për të lidhur njerëzit dhe UEFA dëshiron të tregojë respektin e saj ndaj Omarit dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme si gjyqtar”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin të enjten për UEFA.

Artan 34-vjeçar që ishte arbitër i vitit 2025 në Afrikë, u ndalua në aeroportin në Miami dhe tani është kthyer në shtëpinë e tij në Somali.

Artan u prit si hero në Somali. Është dashur të jetë arbitri i parë i këtij vendi në Botëror.