Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B.
Të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpëlarja e parave”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, është vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar dhe rrethana që justifikojnë caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin prej të pandehurve.
“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen dhe të shmangin përgjegjësinë penale, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.
Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku për ndikim në dëshmitarë apo për asgjësim dhe fshehje të provave materiale.
Operacioni ndaj rrjetit të dyshuar të trafikimit të drogës u krye mëngjesin e së martës nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, pas një hetimi trevjeçar të mbështetur nga Europoli dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës.