Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermania publikon listën për Botëror, kthehet Neueri

Manuel Neuer

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e ka publikuar listën përfundimtare prej 26 futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në listë është i përfshirë edhe portieri i Bayern Munchenit, Manuel Neuer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nagelsmann ka vendosur që ta ftojë portierin me shumë përvojë, edhe pse 40-vjeçari dy vjet më parë pas përfundimit të Evropianit njoftoi për pensionimin nga Gjermania.

Neuer do të jetë numri një i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026. Këtë e konfirmoi të enjten, 38-vjeçari Nagelsmann.

“Planifikoj ta përdor Neuerin si numrin një. Puna ime ishte të zgjidhja tre portierët më të mirë në vend. Kjo është arsyeja pse kontaktuam Manuel Neuerin dhe e pyetëm nëse donte të luante në një tjetër Kupë Bote. Të gjithë i dinë cilësitë e tij dhe çfarë i sjell ekipit. Ai është zotuar përsëri të luajë në një turne të madh”, u shpreh Nagelsmann.

Nagelsmann ka ftuar edhe futbollist të njohur si Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Florian Wirtz e Leroy Sane.

ImageImage