Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Fushë-Kosovës ankohet për sabotim nga KRM “Pastrimi”

Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, është ankuar për sabotim politik nga kompania rajonale e mbeturinave, “Pastrimi”, duke shtuar se qytetarët kanë të drejtë për ankesën që po bëjnë.

Sipas tij, edhe te shtëpia ku jeton grumbullimi i mbeturinave nuk po bëhet për një muaj.

“Vetë te shtëpia ime nuk po vijnë me marr me nga një muaj, pra kemi një sabotim prej KRM Pastrimi dhe kanë të drejtë qytetarët që ankohen e kur thojnë se kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë mandatit të kaluar sepse është kryekëput politike. Ata po arsyetohen se nuk kanë kamionë por nuk është e vërtet se qeta kamionë kanë qenë edhe në të kaluarën. Kemi pasur takime të vazhdueshme me menaxhmetin e kësaj ndërmarrjeje dhe kemi kërkuar të lihen anash inatet politike dhe të punojnë për një Fushë Kosovë më të pastër. Kemi sabotim dhe nuk po na mbështesin”, ka deklaruar Prebreza gjatë intervistës në emisionin “tre8tre” në KTV.

Ai ka shtuar se për këtë arsye kanë ndërmarrë hapa të tjerë për blerjen e kamionëve të cilat do i menaxhojë ndërmarrje publike e Fushë-Kosovës, të cilën e kanë themeluar në fillim të këtij mandati.

“Kemi ndërmarrë hapa konkret, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të na presin edhe pak sepse vetëm jemi duke pritur që shumë shpejt të bëhet bartja e buxhetit dhe do t’i blejmë vet kamionët dhe do ta bëjmë grumbullimin e mbeturinave me ndërmarrjen tonë publike të cilën e kemi themeluar në fillim të mandatit. Pastaj edhe pagesa do të bëhet në komunë”, ka shtuar ai.

Edhe Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave Arbëri 1 muaj më parë Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Prebreza e komentoi edhe aksionin e Partisë Socialdemokrate para selisë kryesore të Vetëvendosjes në Prishtinë, ku Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje po i frikësohet partisë së tij. Prebrezaj u shpreh se Molliqajn e ka marrë malli të shkojë te dera e Vetëvendosjes.

“E paska marr malli me shkua te dera e Vetëvendosjes përndryshe qytetarët e Kosovës ja kanë tregu vendin me votë se sa e vlerësojnë PSD-në. Thjeshtë mu duk si nostalgji për t’i shkuar edhe njëherë në derë”, ka theksuar kryetari i Fushë-Kosovës.