Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Futbollisti kërcënohet me jetë pas eliminimit nga Botërori, nuk kthehet në vendin e tij

Jaminton Campaz

Jaminton Campaz

Humbja nga Zvicra ka pasur pasoja serioze për futbollistin e Kolumbisë, Jaminton Campaz. Për shkak se dështoi nga pika e bardhë, futbollisti ofenziv është shënjestër e tifozëve dhe nuk do të kthehet njëherë në vendin e tij.

Ai ka pranuar mesazhe kërcënuese për jetën, disa prej tyre drejtuar edhe familjes së futbollistit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi që mos të kthehet në vendin e tij, u mor që të ruhet familja e Campazit që jeton në Kolumbi.

Sipas “AS Columbia”, Campaz ishte prej lojtarëve më të kritikuar pasi humbi rast të artë në minutat e fundit, pas gabimit të Granit Xhakës. Dy ditë pas eliminimit, 25-vjeçari bëri një postim në rrjetet sociale.
“Kolumbi, lutem që mos ta harrojmë asnjëherë respektin. Mund të mospajtohemi, të jemi të frustruar apo të mërzitur. Por asnjë pasion nuk arsyeton urrejtjen dhe jetesën nën frikë”.

Ai më pas ka falënderuar tifozët për përkrahjen në Botëror dhe ka kërkuar falje që nuk ishin në gjendje të ofrojnë më shumë gëzim.