Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

FIFA me të hyra marramendëse nga Kupa e Botës

Fifa

FIFA do të njoftojë për të ardhura rekord prej plot 15 miliardë dollarësh nga Kupa e Botës, duke tejkaluar pritjet.

Federatat anëtare të FIFA-s janë njoftuar për rritjen e të ardhurave, nga presidenti Gianni Infantino. FIFA kishte parashikuar të ardhura prej 11 miliardë dollarësh. 

Por shitja e biletave, sidomos përmes tregut sekondar ku çmimet janë më të larta, është prej arsyeve kryesore të rritjes të fitimit.

FIFA merr 15 për qind nga blerësi dhe 15 për qind të tjera nga shitësi në tregun sekondar.
Dhe situata financiare mund ta forcojë pozitën e Infantinos në prag të zgjedhjeve të reja për president. Me gjithë kritikat, ai vazhdon të ketë përkrahje të madhe nga federatat nacionale.

Këto të hyra marramendëse mund të rrisin gjasat që SHBA-ja të organizojë tjetër Botëror në të ardhmen e afërt. Ka mbetur të caktohet organizatori i Botërorit 2038.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten ka konfirmuar gatishmërinë e SHBA-së për tjetër organizim.