Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

FIFA do ta paguajë gjyqtarin somalez

Omar Artan

Foto: Associated Press

Gjyqtari nga Somalia, Omar Artan, do ta pranojë pagën e plotë të turneut të Botërorit nga FIFA, pavarësisht se nuk u lejua të jetë gjyqtar i Kupës së Botës. Artan do të paguhet afro 87 mijë euro. 
34-vjeçarit iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ai iu nënshtrua marrjes në pyetje për 11 orë nga zyrtarët policorë në aeroportin në Miami. 
Artanit iu mohua hyrja në SHBA pasi dyshohej se ishte pjesë e organizatave terroriste. 
Në vendin e tij, Artan u prit si hero.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo