Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Falcao kritikon ashpër Kolumbinë pas eliminimit

Kolumbia

Foto: Associated Press

Kolumbia u eliminua të martën nga Kupa e Botës pasi u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Ka pasur reagime të ashpra për eliminimin e Kolumbisë nga Botërori. Së fundi ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Kolumbisë, Radamel Falcao.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Falcao ka kritikuar kampin e Kolumbisë për mos-ushtrimin e goditjeve nga penalltia.

“Është për të ardhur keq për shkak të mundësive që patëm. Nuk i shfrytëzuam ato. Në këtë fazë, në një garë si kjo, kundërshtari ka nivelin për të mos të falur dhe ishte nga pika e penalltisë. Si në shumë raste të tjera futbolli ynë është penguar nga penalltitë. Është diçka për të cilën duhet të punojmë patjetër në futbollin tonë, në ekipet tona, në klubet tona, në ekipin kombëtar. Nuk po e them këtë si kritikë, por duhet të jemi të ndjeshëm, duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe sepse ka pasur shumë zhgënjime”, ka thënë Falcao, shkruan të mërkurën “MundoDeportivo”.

40-vjeçari Falcao me Kolumbinë ka 36 gola të shënuar në 105 paraqitje.

Falcao është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kolumbisë.