Federata e Futbollit e Egjiptit ia ka vazhduar kontratën përzgjedhësit, Hossam Hassan.
Tek Egjipti janë ndarë të kënaqur me punën e përzgjedhësit Hassan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën drejtimin e Hassanit, Egjipti bëri histori, duke u eliminuar në një të tetën e finales të Kupës së Botës nga kampionia në fuqi, Argjentina.
Presidenti i Federatës, Hany Abu Rida, konfirmoi rinovimin, pa dhënë detaje se sa do të jetë kohëzgjatja. Por ka theksuar se procedurat e rinovimit të kontratës do të përfundojnë sapo ekipi të kthehet në Egjipt, gjë që pritet të ndodhë të premten.
Mediume të ndryshme kanë raportuar se Hassan pritet ta vazhdoj kontratën deri në Botërorin e vitit 2030.
Trajneri 59-vjeçar mori drejtimin e Egjiptit në shkurt të vitit 2024 dhe që atëherë e ka drejtuar në 35 ndeshje.
Nën drejtimin e tij, Egjipti ka shënuar 19 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje.