Piero Hincapie i Ekuadorit është bërë lojtari i dytë që u ndëshkua me karton të kuq në Kupën e Botës për mbulim të gojës gjatë “konfrontimit” me lojtar kundërshtar. Me rregullat e reja, FIFA ka paraparë përjashtim me të kuq për lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë në momente tensioni.
Kjo është bërë për të shmangur fyerjet në baza racore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHincapie u përjashtua në minutën e 95-të në humbjen 2:0 të Ekuadorit nga Meksika, të mërkurën në mëngjes. Ekuadori u ndal në 1/16 e finales së Botërorit.
Hincapie u përjashtua pas një fjalosjeje me sulmuesin e Meksikës, Santi Gimenez.
Miguel Almiron i Paraguait ishte lojtari i parë që u ndëshkua sipas rregullit të ri.