Belgjika e Egjipti përballen të hënën prej orës 21:00 në Seattle, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit G.
Belgjika i ka në përbërje disa lojtarë me përvojë të gjatë e të suksesshme. Prej më të njohurve është Kevin De Bruyne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori ofensiv e çmon rastin që e ka fituar për të luajtur në një Botëror tjetër.
“Jam në moment në karrierë kur mund ta shijojë më shumë Botërorin”, ka thënë De Bruyne para ndeshjes me Egjiptin e Mohamed Salahut.
“Kur je më i ri gjëja e vetme që dëshiron është të luash futboll dhe të mos jesh i ngarkuar me gjëra të tjera. Por mendoj se tani mund të kem reflektim më të mirë se çka do të thotë të prezantosh vendin tuaj për herë të katërt në Kupë të Botës”, ka theksuar De Bruyne.
De Bruyne ishte shpesh kundërshtar i Salahut në Premier League. Të dy kanë bërë histori për Manchester Cityn e Liverpoolin. Belgu ka folur me shumë respekt për Salahun.