Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Bonus rekord për futbollistët e Spanjës në rast të triumfit

spanja

Afro 44 milionë euro për triumfin në Kupën e Botës janë para të shumta. 

Yjet e Spanjës natyrisht se duan që ta kenë një pjesë të këtij çmimi që jepet nga FIFA. 

Dhe një pjesë e madhe e parave, mund t’u takojë futbollistëve spanjollë nëse mposhtin Argjentinën në finale. 

AS ka raportuar të shtunën se lojtarët kanë negociuar me Federatën spanjolle, që në rast të fitores, 45 për qind e çmimit që e jep FIFA, t’u paguhet futbollistëve. 

Kjo shumë e parave është afërsisht 19.7 milionë euro, apo 756 mijë euro për secilin lojtar. 

Vetëm për arritjen në finale, Spanja ka siguruar 28.8 milionë euro. Nëse fiton Argjentina, lojtarët do të marrin 40 për qind të shumës, që i bie të jetë 480 mijë euro për lojtar.