Ashtu siç pritej, Spanja ka më së shumti lojtarë në formacionin më të mirë të Kupës së Botës.
Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri janë prej lojtarëve të kampiones së Botës që kanë zënë vend në 11-shen më të mirë të turneut.
Por pati edhe befasi.
Ndonëse Spanja pranoi vetëm një gol në Kupën e Botës, portieri Unai Simon, ka humbur garën me Vozinhan.
Portieri i Kepit të Gjelbër mori pothuajse 40% të votave, duke tejkaluar fituesin e “Dorëzës së Artë” të turneut.
Edhe
Kush mbeti jashtë garës për formacionin e Botërorit?
Përzgjedhja e formacionit më të mirë u bë sipas votave të publikut.
FIFA hapi menjëherë pas Botërorit procesin e votimit.
Në formacionin e Botërorit mungon edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane.
Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lionel Messi morën secili më shumë se 20% të votave.
Mbappe kishte përqindjen më të lartë të votave.
Formacioni më i mirë i Botërorit
Portieri: Vozinha (Kepi i Gjelbër)
Mbrojtës: Lisandro Martinez (Argjentina), Dayot Upamecano (Franca), Marc Cucurella (Spanja)
Edhe
Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit
Mesfushorët: Rodri (Spanja), Michael Olise (Franca), Jude Bellingham (Anglia)
Sulmuesit: Kylian Mbappe (Franca), Erling Haaland (Norvegjia), Lionel Messi (Argjentina).
